Përmbledhje
Përdorimi i platformës fincoreks.com dhe shërbimeve të lidhura rregullohet sipas këtyre kushteve dhe legjislacionit përkatës në Kosovë.
Llogaria juaj
Llogaria juaj është personale. Mbroni kredencialet (username + serial key). Ne nuk mbajmë përgjegjësi për përdorim të paautorizuar të shkaktuar nga humbja e tyre.
Pronësia e të dhënave
Të dhënat e biznesit tuaj mbeten pronë e juaja. Ne ofrojmë mjetet e përpunimit, ruajtjes dhe gjenerimit të raporteve, por nuk pretendojmë pronësi mbi përmbajtjen.
Përgjegjësia tatimore
Përdoruesi është përgjegjës për saktësinë e të dhënave tatimore dhe për përputhshmërinë me ATK. Fincoreks ofron mjetet; vendimet e fundit mbeten te ju ose kontabilisti juaj.
Pagesa & anulim
Faturat lëshohen mujore. Mund të anuloni në çdo kohë; aksesi vazhdon deri në fund të periudhës së paguar.
Përgjegjësia e kufizuar
Shërbimi ofrohet "siç është". Përpiqemi për 99.9% uptime, por nuk garantojmë funksionim pa ndërprerje në rrethana të jashtëzakonshme.
Kontakt
Për pyetje ligjore: support@fincoreks.com.